Me 22 janar vazhdon gjykimi për rastin ‘Erazmus’

Në gjykatën penale me 22 janar fillor procesi gjyqësor i lëndës së Prokurorisë themelore publike për krim të organizuar dhe korrupsion të njohur me emrin “Erazmus”, njofton Makfaks, transmeton Portalb.mk.

LEXO: Rasti “Erazmus”, ngritet aktakuzë për 6 profesorë të Fakultetit Ekonomik të UKM-së

LEXO: Prokuroria ka kërkuar profesorët e dyshuar për rastin “Erazmus” të mos shkojnë në punë

Avokati Jovan Joanidis i cili ka përfaqësuar një pjesë të të akuzuarve thotë se lënda është në procedurë të dëshmive. Avokatët vitin e kaluar kërkuan largimin e gjykatësve Lubinka Bashevska dhe Ivica Stefanovski, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Ata si anëtarë të këshillit penal, kanë vendosur tashmë me ankesën e të akuzuarit të dytë Dragi Janev, dhe ata kanë marrë një vendim duke konfirmuar vendimin e gjyqtarit të procedurës paraprake.

LEXO: Anulohet seanca për rastin “Erazmus”

LEXO: “Erazmus”, katër profesor pezullohen nga puna

Nga Prokuroria shkurt konfirmuan që në tetor 2016 deri në gjykatë është sjellë akuzë kundër gjashtë personave, mes të cilëve edhe ish dekani Bobek Shuklev, të cilët akuzohen për vepra penale gjatë periudhës 2015-2016 si të punësuar në fakultetin ekonomik ne UKM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button