Jankullovska- Tre persona drejtpërdrejt të përfshirë në vrasjen

Tre persona prej të cilëve njëri është në moshën 27 vjeçare, ndërsa dy të tjerët janë vëllezër të moshës 32 dhe 33 vjeçare janë drejtpërdrejtë të dyshuar se kanë kryer vrasjen makabër më 12 prill në Liqenin e Smillkovcës.

Këtë sot në pres-konferencë e kumtoi ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska, e cila potencoi se pas bisedimeve të kryera zyrtare dhe në bazë të hetimit dhe dëshmive të siguruara, MPB sot ngriti 5 kallëzime penale për terrorizëm.

“Kallëzime penale janë ngritur kundër pesë personave. Prej këtyre pesë personave tre janë arrestuar, ndërsa dy janë në arrati. Njëri person prej këtyre dyve të cilët janë në arrati është direkt i dyshuar se ka marrë pjesë në vrasjen tek Liqeni i Smillkovcës, deklaroi ministrja Jankullovska.

Ajo potencoi se tre prej pesë personave kundër të cilëve është ngritur kallëzim penal për terrorizëm janë drejtpërdrejt të dyshuar për vrasjen e pesëfishtë, ndërsa dy personat tjerë u kanë ndihmuar.

Në pyetjen pse janë arrestuar pleqtë nga fshati Hotlë, Jankullovksa tha se ata kanë fshehur personat e dyshuar për vrasje.

Në pyetjen e Portalb se a kanë të gjithë të arrestuarit lidhje me terrorizëm, Jankullovksa tha se vetëm 5 prej tyre, të tjerët janë arrestuar për vepra të tjera./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button