Teatri Shqiptar Shkup sjellë të hënat me “Gratë”

Shfaqja “Gratë” e Teatri Shqiptar Shkup në regji të Qendrim Rijanit do të vjen në skenë të hënave të ardhshme, njofton Portalb.mk.

LEXO: Me “hë baba, a u ngope dhe binde me kaq sa dëgjove?” u shfaq premiera “Gratë” (VIDEO)

Shfaqja që u dha premierë më 26 dhjetor, “Gratë” do të shfaqet edhe më 15 dhe 22 janar, me fillim prej ora 20:00 në Teatrin e Komedisë në Shkup.

“Gratë” trajton problemet e dashurisë, urrejtjes, tradhtisë, seksualitetit dhe incestit. Janë edhe një mori problemesh të cilat do të sjellin vorbullën e botës femërore që do të shkaktohet nga rryma jetësore, liria.

Vorbulla femërore apo trajtat jetësore të shkaktuara nga tetë femrat e Teatrit Shqiptar të Shkupit kanë të bëjnë me barabarësinë gjinore, vetëvendosjen femërore të cilat vijnë në pah nga niveli i ulët i vetëbesimit dhe vetëvlerësimit. Liria jo gjithnjë është e dobishme, sepse shpesh herë ajo është vetë problemi.

Shfaqja “Gratë” në regji të Qëndrim Rijanit, me autorësi të Robert Thomas rishfaqet me aktoret: Teuta Ajdini Jegeni, Drita Kaba Karaga, Amernis Nokshiqi, Vjollca Bekteshi Hamiti, Aida Alidemi, Xaka Jonuzi Çeliku, Linda Saiti dhe Aida Elezi.

Për skenën është përgjegjës Petrit Bakalli ndërsa për muzikën është përkujdesur Fatos Lumani.

Publiku është i kategorizuar. Për shkak të përmbajtjes, shfaqjen “Gratë” do të kenë mundësi ta ndjekin individët mbi moshën 16 vjeçare.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button