Pesëqindepesëdhjetë vite pas vdekjes së heroit, Skënderbeu: ende dilema për vendodhjen e eshtrave të tij! (VIDEO)

“Pesëqindepesëdhjetë vite pas vdekjes së heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastriot Skënderbeut ka një debat që ende i mundon shumë studiues”, kështu nis edicioni më i ri i emisionit “Gjurmë Shqiptare”, i gazetarit nga Shqipëria, Marin Mema, shkruan Portalb.mk.

Marin Barleti në veprën “Historia e Skënderbeut”, si “burim kryesor i të dhënave që lidhen me Skënderbeun shkruan se ato u rrëmbyen nga ushtarë të Perandorisë Osmane, por a është kjo e vetmja tezë?”.

Për këtë dhe dilema tjera si: “Cilat janë të fshehtat dhe enigmat e vendprehjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut? Çfarë fle nën memorialin e tij? Përse u mbuluan gërmimet arkeologjike dhe tezat e hedhura nga disa studiues të njohur?”, ndiqeni videon më poshtë.

Nga ana tjetër, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama vitin 2018 e ka quajtur si vit i Skënderbeut.

Gjergj Kastrioti (6 maj 1405 – 17 janar 1468), i njohur si Skënderbeu, ishte një fisnik dhe udhëheqës ushtarak shqiptar. Ai i shërbeu Perandorisë Osmane në vitet 1423–43 dhe pas largimit nga shërbimi i saj, ai udhëhoqi një luftë të shqiptarëve kundër Perandorisë Osmane. Skënderbeu gjithmonë e nënshkroi veten si Zot i Arbërisë (latinisht: Dominus Albaniae), dhe nuk pretendoi tituj të tjerë përveç tij në dokumentet zyrtare.

Një anëtar i familjes fisnike të Kastriotëve, ai u dërgua si peng në oborrin perandorak osman, ku u arsimua dhe hyri në shërbim të sulltanit për njëzet vitet e ardhshme. Ai u ngrit sipas gradave, duke kulminuar në emërimin si sanxhakbej i Sanxhakut të Dibrës në vitin 1440. Në vitin 1443, ai braktisi osmanët gjatë betejës së Nishit dhe u bë sundimtar i Krujës, Svetigradit dhe Modriçit. Në vitin 1444, ai u emërua prijës i Lidhjes së Lezhës, që konsolidoi fisnikërinë në atë që sot është Shqipëri. Përkundër vlerës së tij ushtarake, ai nuk ishte në gjendje të bënte më shumë se sa të mbante zotërimet e tij brenda një treve shumë të vogël në Shqipërinë e veriut, ku ndodhën pothuajse të gjitha fitoret e tij kundër osmanëve. Përveç shqiptarëve, sipas Oliver Jens Schmitt ndër përkrahësit e tij kishte sllavë, vllehë dhe grekë. Për 25 vjet, nga viti 1443 deri në vitin 1468, ushtria 10,000 anëtarëshe e Skënderbeut luftoi e fitoi kundër forcave osmane, të cilat ishin vazhdimisht më të mëdha dhe më të furnizuara. Gjë për të cilën u admirua.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button