Obama punon fshehtas për çështjen e emrit me Greqinë

Elizabet Shirvud-Rendal, këshilltarja e presidentit amerikan Barack Obama, në fjalimin e saj në Qendrën për studime strategjike dhe ndërkombëtare në SHBA ka deklaruar se Obama punon me përkushtim për tejkalimin e kontestit me emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë. Ajo ka theksuar se kontesti me emrin është një ndër çështjet e shumta për të cilat presidenti Obama ka kushtuar vëmendje në punën e tij.

“Ne punojmë tepër që të arrijmë zgjidhje të qorrsokakut në çështjen e Maqedonisë për emrin. Një nga punët për të cilën presidenti mendon dhe që duhet ta dijë si president është çështja e Maqedonisë për emrin. Ai personalisht është përfshirë në bisedimet me palët kyçe për këtë çështje, mirëpo për fat të keq kjo nuk solli asgjë për tejkalimin e kontestit me emrin për samitin e NATO-s në Çikago, por ne vazhdojmë të shpresojmë se kjo çështje do të tejkalohet, që Maqedonia të mund të marrë vendin e saj si anëtare e NATO-s”, është përgjigjur Rendal në pyetjen e përfaqësuesit të Diasporës së bashkuar maqedonase. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button