Ministria ka interes për të aplikuar modelin e financimit të arsimit të lartë

Në tryezën e rrumbullakët që mbahet në Holidey In morën pjesë ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pançe Kralev, Evgjenij Najdov dhe disa rektorë dhe profesorë nga Maqedonia dhe rajoni që u organizua nga Banka botërore dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

“Në interes të Republikës së Maqedonisë është që vendi ynë në kuadër të hapësirës evropiane arsimore të ofrojë një arsim të lartë konkurrues në të gjitha fushat shkencore dhe të bëjë përpjekje në standardet më të larta ndërkombëtare me interes kryesor”, tha ministri i Arsimit dhe Shkencës Pançe Kralev.

 Ai tha se arsimi i lartë është i rëndësishëm për zhvillimin shoqëror, ndërsa sistemi inovativ arsimor është parakusht për rindërtimin e shoqërisë. Gjithashtu, numri i studentëve është në rritje dhe ka rritje edhe në aktivitetin e studentëve dhe stafit shkencor të arsimit. 

“Duhet të aktivizohet modeli i financimit të arsimit të lartë. Në botë dhe Evropë vërehen tendenca për pjesëmarrjen e rritur të sektorit privat për financimin e arsimit të lartë. Ne këtë model duhet ta sigurojmë nga financimi publik, i cili do të jetë i mirë që të mundësojë një nivel të financimit nga anëtarët e tjerë shoqëror. Në këtë tryezë do të kisha dashur të arrijmë përfundime të përbashkëta nga aspekti se si më tej t’i zhvillojmë sistemet e financimit si në Maqedoni ashtu edhe në vendet e rajonit”, përfundoi Kralev. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button