BE reagon: Po ndjekim operacionin “Monstrum”

Pas arrestimit të njëzet personave për të cilët dyshohet se kanë marrë pjesë në vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Hekuranës, zyra e Bashkimit Evropian në Shkup ka bërë të ditur sot se po vazhdon të ndjekë nga afër arrestimet nga operacioni “Monstrum”. 

“Jemi të njohur se hetimet për vrasjen e pesëfishtë tek Liqeni i Hekuranës më 12 prill, ka sjellë deri tek arrestime në kuadër të një operacioni policor të realizuar më 1 maj. Vazhdojmë të ndjekim nga afër aktivitetet”, thuhet në një komunikatë të Delegacionit të BE-së në Shkup. 

Zyra e BE-së më tej thekson se institucionet shtetërore kanë punën e tyre për të kryer aktivitetet e duhura, pa dallim nga përkatësia etnike apo fetare e viktimave apo kryerësve. “Mbetet që në qetësi të presim organet gjyqësore të sjellin vendim të drejtë në një afatin e caktuar kohor”, thuhet në komunikatën e Delegacionit të BE-së në Shkup./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button