fbpx

Talenti strugan ftohet në U21 të Shqipërisë

Tetëmbëdhjetë vjeqari Pajazit Saliu, është talenti radhës që Struga nxjerr në fushën e futbollit i cili shumë shpejt pritet të grumbullohet edhe me ekipin e shpresave U21 të Shqipërisë konfirmon Pëllumb Saliu ,babai i Pajazitit. Ai tregon se agjentët e Kombëtares të të rinjve të Shqipërisë, e thirrën Pajazitin që prej 7 deri më 10 maj të grumbullohet me U21 të Shqipërisë.

”Ftesa erdhi pasi menaxherët shqiptar kishin ndjekur një lojë të Pajazitit në Shkup si titullar me ekipin ”Ohrid 2004” që garon në ligën e parë të Maqedonisë, dhe e ftuan që ai të bashkohet me U21 të Kombëtares së Shqipërisë”,thekson ai.

Githashtu, Pellumb Saliu , tregon se tashmë është fakt i kryer që futbollisti Pajazit Saliu, do të transferohet në sezonin e ardhshëm në ekipin ”Shtutgart Kickers” që garon në kategorinë e tretë të Bundesligës gjermane .

”Ka mbetur vetëm kontrata për tu detajuar të cilën nga fundi i muajit maj mendojmë ta përmbyllim, dhe prej sezonit të ardhshëm Pajaziti do të aktivizohet te Shtutgart Kickers”, përfundon Përllumb Saliu.

Futbollisti i talentuar shqiptar nga Struga momentalisht aktivizohet për ekipin ”Ohrid 2004”, ndërkohë karrierën futbollistike ai e e ka filluar që i vogël me ekipet zinxhirë për moshat e reja në skuadrat e qytetit të Strugës./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close