Një familje bllokon stadiumin 1 mld paund të Çelsit: Na pengon dritën e diellit në shtëpi

Plani i Roman Abramoviç për ndërtimin e stadiumit të ri të Çelsit me vlerë 1 miliardë paund, është bllokuar për shkakun se një familje, që ka banesën shumë pranë impiantit të ri, është ankuar se “i zë dritën e diellit shtëpisë së tyre” shkruan PanoramaSport transmeton Balkanweb.

stadiumi celsi

Ky projekt është ndërprerë për momentin pasi nuk ka marrë dritën jeshile nga të gjithë banorët përreth zonës. Daily Mail raporton se familja Krosthueits ka mbi 50 vite që jeton në këtë shtëpi në pjesën perëndimore të Londrës, dhe gjendet shumë pranë stadiumit.

Familja prej katër anëtarësh beson se stadiumi që pritet të ketë kapacitet prej 60 mijë ulëseve do të krijojë hije të përhershme në shtëpinë e tyre.

shtepia stadiumi celsi

Lejen për stadiumin e ri e ka nënshkruar kryebashkiaku i Londrës një vit më parë, por Çelsi i ka kërkuar këshillit lokal që të ndërhyjë dhe ky këshill pritet që të hënën të takohet për të vendosur se çfarë do të ndodhë.

Klubi i ka thënë këshillit lokal se punët nuk mund të vazhdojnë nëse ka rrezik nga një vendim gjyqësor për këtë çështje.

harta stadiumi celsit

Nëse gjithçka shkon ashtu siç është planifikuar dhe arrihet marrëveshje me familjen që ankohet, atëherë punimet pritet të përfundojnë në vitin 2024.

Kapaciteti aktual i Stamford Bridge është 41,663 dhe qëllimi është që të bëhet me 60,000 ulëse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button