Egjipt: Nga përleshjet në Kajro – 5 të vrarë

Incidenti i sotëm në mëngjes, ka shkaktuar përleshje ndërmjet sulmuesve të paidentifikuar dhe protestuesve, që kishin qenë para ministrisë së mbrojtjes për disa ditë, duke kërkuar pëfundimin e sundimit ushtarak në këtë vend.

Raportohet se të dy palët kanë hedhur bomba nafte dhe gurë.

Thuhet se shumica e protestuesve janë mbështetës të një islamisti ultra-konservator, që është diskualifikuar nga zgjedhjet presidenciale, pasi nëna e tij ka shtetësi të dyfishtë egjiptiane dhe amerikane, që paraqet shkelje të rregullave zgjedhore.

Rundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Egjipt parashihet të mbahet më 23 dhe 24 maj.

Këto do të jenë zgjedhjet e para presidenciale në këtë vend, prej përmbysjes së ish presidentit Hosni Mubarak, nga kryengritja popullore në shkurt të vitit të kaluar./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button