FOTO – Të arrestuarit duke hyrë në gjykatë, mes tyre edhe gra

Të arrestuarit në aksionin policor “Monstrum” janë dërguar në Gjykatën penale, e cila sipas pritjeve, për personat në fjalë do të përcaktojë paraburgim.

Njëzet të arrestuarit janë islamistë radikalë, tha Ministrja Jankulloska dhe sipas saj, mes tyre ka edhe persona të cilët janë të lidhur me vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Hekuranës.

Te të arrestuarit policia gjeti një sasi të madhe armësh, literaturë që dëshmon përkatësinë ideologjike të këtyre personave dhe mjete të tjera të cilat besohet se janë përdorur gjatë kryerjes së veprave penale.

Më 12 prill në Liqenin e Hekuranës u vranë Kire Triçkovski, Aleksandar Naçevski, Filip Sllavskopvski dhe Cvetanço Acevski, në moshë prej 18-20 vjeç, si dhe Borçe Stefanovski (45).

Siç mëson portali Zhurnal, në mesin e të arrestuarve të dyshuar për vrasjen e pesëfishtë në Smillkovcë, është edhe 20-vjeçarja Surraj Hasipi nga fshati Hasanbeg i Shkupit. 

Ajo sëbashku me dy vëllezërit, Fati dhe Fuat Hasipi, janë arrestuar mëngjesin e së martës dhe dyshohen se kanë lidhje me vrasjen në Smillkovcë.  

Surraj është 20 vjeçe dhe është amvise, ndërsa Fati Hasipi, 24-vjeçar, punon në tregun me shumicë. Vëllai më i madh, Fuat Hasipi, punon si mjeshtër gipsi. Ai deri para disa muajsh ka punuar në mërgatë.

Lajme të ngjashme

Back to top button