Presidenti, Fatos Nano takon sot kreun e PDIU-së

Ish-lideri i socialistëve, Fatos Nano vijon takimet me krerët e partive politike, për të siguruar mbështetje për të zënë vendin e Presidentit të Republikës. Pas takimit me kreun e Partisë Socialiste Edi Rama, liderin e LSI-së Ilir Meta dhe ambasadorin amerikan Arvizu, ish-kryeministri Nano pritet të zhvillojë sot rreth mesditës një takim me kryetarin e PDIU-së, Shpëtim Idrizi.

Ish-kryetari socialist, pritet t’i paraqesë Idrizit platformën e tij për kandidimin si Presidenti i ardhshëm.

Pasi vetëshpalli kandidaturën për postin e Presidentit, Nano deklaroi se do të zhvillonte takime të ndara me të gjithë krerët e partive parlamentare, për të siguruar mbështetje.

Zoti Nano pritet të takohet edhe me kryeministrin Sali Berisha, kreun e PBDNJ-së Vangjel Dule si dhe me kryetarin e Republikanëve, Fatmir Mediu./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button