Tri pikë të arta për Napolin

Napoli ka arritur fitore tepër të rëndësishme në garë për Ligën e Kampionëve pasi ka mposhtur Palermon 2-0. Vendasit ishin skuadër më e mirë,por edhe Sicilianët kishin rastet e tyre edhe pse Sanctis mbeti i pamposhtur.

Serinë e golave e hapi El Matador apo Edinson Cavani në minutën e 16 pas golit nga penaltia.

Golin e fitores e shënoi mesfushori Marek Hamsik rreth 20 minuta pas golit të Cavanit.

Edhe pjesa e dytë ishte e njëjtë dhe pikët e arta mbetën në Napoli./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button