Mediat e huaja: Shqipëria me turizëm që premton shumë më 2018-n, Rama shfaq videot në fejsbuk (VIDEO)

Media italiane ditë më parë Shqipërinë e renditi në vend të parë në Evropë që ka pasuri të madhe natyrore dhe kulturore, e kurse media skandinave e paraqet atë si një nga vendet që premton shumë për vitin 2018, përcjell Portalb.mk.

Në lidhje me këto prezantime të Shqipërisë nga mediat e huaja, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka filluar “fushatë” në rrjetin social fejsbuk duke nisur ditën me video.

Duke shkruajtur sot: “Mirëmëngjes, dhe me këtë prezantim të bukur të Shqipërisë turistike në mediat skandinave, ju uroj një ditë të mbarë”, Rama postoi videon që mund ta shihni më poshtë.

 

Por kjo nuk është videoja e vetme e postuar, ditë më parë Rama postoi edhe një video nga media italiane, kur Shqipëria u rendit e para, që të ofron shërbim mikëpritës dhe të pasur të resurseve njerëzore dhe kapitale.

“Mirëmëngjes, dhe me këtë klasifikim nga mediat italiane të 5 shteteve që kanë shënuar rritjen më të lartë të prenotimeve turistike në vitin e fundit, ku në krye qëndron si një thesar ende për tu zbuluar Shqipëria, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama gjatë publikimit të videos së medias italiane që mund ta shihni më poshtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button