Shënohet 2 maji – Dita e fillimit të luftës së UÇK-së

Në Sllupçan të komunës së Likovës sot do të shënohet 2 maji, Dita e fillimit të luftës UÇ-Kombëtare dhe Shpalljes së Zonës së Lirë në Karadak nga Brigada 113 “Ismet Jashari” – Komandant “Kumanova” në vitin 2001. 

Në këtë manifestim me moton “Shpallja e Zonës së Lirë në Karadakun e Pamposhtur” do të marrin pjesë familjet e dëshmorëve, të plagosurit e lirisë, veteranët dhe përfaqësuesit e ish-UÇK-së, si dhe personalitete të tjera dhe veprimtarë kombëtarë. 

Gjatë manifestimit do të bëhen homazhe dhe do të vendosen kurora lulesh pranë varrezave të dëshmorëve. 

Tubimi do të mbahet rreth orës 14.45 në afërsi të varrezave në fshatin Sllupçan, ndërsa është përgatitur edhe një program homazh si dhe artistik. Me rastin e kësaj dite është organizuar edhe një manifestim me Akademi përkujtimore nga ana e komunës së Likovës./INA

Lajme të ngjashme

Back to top button