Dosjet e kodoshëve – Musliu në rigjykim pas dy javëve

Gjykata e Apelit në Shkup i ka pranuar ankesat e ish-anëtarit të policisë së fshehtë të Maqedonisë, Hysen Musliu dhe vendosi ta kthejë në rigjykim rastin me zbardhjen e dosjeve të kodoshëve të cilat implikonin liderin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe anëtarët e udhëheqësi së tij partiake.

Musliu u gjykua për tre vite burg me kusht, pasi që në publik dhe para Komisionit për lustrim ka paraqitur dosjet që sipas vlerësimit të Gjykatës nuk kanë qenë të vërteta, pas çka ai kaloi dy muaj në paraburgim. 

Bëhet fjalë për dosjet me emrat “Ibri”, “Daja”, “Shigjetari”, “Mama”. Gjykata e Apelit caktoi edhe një gjykim, i cili do të mbahet pas dy javësh, që të vërtetohet se a ekzistojnë versionet origjinale të këtyre dosjeve./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button