fbpx

Këshilla për një ditë pa stres

1. Çdo mëngjes duhet të gjeni kohë për veten tuaj. Në vend që ta rregulloni alarmin më vonë dhe më pastaj të “snoozoni” nga 5 deri 10 minuta, mundohuni që ta rregulloni alarmin ashtu që të zgjoheni pak më herët, të rini shtritë edhe disa minuta, të bëni një dush dhe të bëni një plan për një ditë të re.
 
2. Hani mëngjesin. Atë që do ta hani në mëngjes do të ndikojë në nivelin e enërgjisë gjatë gjithë ditës. Drithra, korn fleks, jogurt, lëng dhe biskota – do tju njomin dhe do të ndiheni më mirë. Nëse nuk keni kohë, merni ca fruta dhe bëni një përzierje me blender dhe pini gjatë rrugës për në punë.
 
3. Stërvituni. Çiklizmi apo fitnesi çfarë do që të jetë, diçka që do t’ju djersisë dhe do ta aktivizoni endofrinën – hormoni i lumturisë, për shkak së cilës do të ndiheni më energjik dhe pozitiv.
 
4. E qeshura është ilaç. Shiqoni ndonjë seri me humor ose nje komedi, dilni me miqtë! Qeshuni më shumë, më shpesh, çdoherë!
 
5. Bëni të paktën një punë të mërzitshme që ju rin mbi kokë. Rregulloni dhomën, hekurosni, raportoni me shkrim – e lodhshme, mirpo patjetër të bëhet.
 
6. Ëndërro, zgjohu, bëje. Një herë në javë rrini vetëm dhe fantazoni se ku do të dëshironit të jeni pas 5 viteve. Pas një meditimi të tillë do të ndjeheni shumë më mirë she më të freskët.
 
7. Zgjidhni diçka “ekstra” në vend të diçkaje të “detyrueshme”. Bëni pushim disa herë në ditë, pini kafe, ftoni miqtë e vjetër , lexoni gazetën ose thjesht hani një akullore. Mos mendoni për turmën që ju pret më pas.
 
8. Rregulloni hapësirën. Para se të shtriheni në shtrat rrini ulur për 15 minuta. Mos mendoni për ditën e nesërme. Bëhuni si fëmijë – ëndërroni.
 
9. Relaksohuni. Mosmarveshjet me partneren, bisedë e vështirë me shefin, një gabim në punë – e gjitha është e kaluar ashtu si dita. Pushoni dhe në mëngjes të gjitha problemet do të zvogëlohen.
 
10. Jini falenderues. Çdo ditë e regjistroni në fund. Këtë herë le të mos jetë një listë me angazhime, por falenderim i asaj që keni marrë dhe keni dhënë gjatë gjithë ditës.
 
Nuk do të thotë të jenë gjëra të mëdha – falenderoni për një vend parkimi ose për një mik që ju ka marrë në telefon. Çdo ditë lista le të ketë nga 10 gjëra.

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close