I riu që vuan nga “varshmëria e çuditshme” – hedhja e parave (VIDEO)

”Çdo i trembëdhjeti shqiptarë vuan nga mungesa e bukës, edhe atë për shkak të varshmërisë së çuditshme, gjegjësisht hedhjes së parave nëpër ahengje”. Kështu ka filluar historia e komedianit shqiptar nga Tetova, Faton Islami, shkruan Fol.

Fatoni apo ndryshe ‘Phatooni’, këtë herë ka lansuar një video-humori të zi, duke ironizuar një ves të shqiptarëve, edhe atë hedhjen e parave nëpër ahengje të ndryshme festive, madje jo vetëm thjesht një ves, por duke krijuar varshmëri nga hedhja e parave, ‘o pate o nuk pate’. Shqiptari që karakterizohet me këtë ves, ai madje duhet edhe borxh të kërkojë, sepse hedhjen e parave ai e përdorë çdo çast, edhe në pagesa ditore, madje edhe buk kur blen, e demonstron gëzimin duke hedhur para.

‘Phatooni’ është ndër komedianët e rinj të parë shqiptar, që përveç të qeshurave që përjetojmë duke e shikuar, ai përpiqet edhe të kritikojë një realitet të devijuar shoqëror. Ai bën thirrje që pasi ta shikoni videon, të ndiqni shembullin e kundërt të kësaj ngjarjeje. Ndiqeni videon në vijm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button