Kuvendi do të debatojë për rebalancin buxhetor për vitin 2012

Rebalanci i propozuar që nga sot paraqitet para anëtarëve të Komisionit të Kuvendit për financa dhe buxhet.

Me rebalancin parashihen ulje për 4,5 dhe 5 për qind, gjegjësisht ulje të shpenzimeve buxhetore për 7,6 miliardë denarë, si dhe ulje të të ardhurave buxhetore për 7 miliardë e 390 milionë denarë.

Gjithashtu, parashihet ulje e buxhetit në të gjitha ministritë. Në çdo sferë do të ketë kursime të përqendruara edhe atë kryesisht në këto tre kategori – mallrat dhe shërbimet, transferet dhe shpenzimet kapitale.

Projektet kapitale nuk do të ndalen. Do të kursehet vetëm tek ato projekte të cilat zhvillohen me një dinamikë më të ngadalshme, ose te ato për të cilat është vërtetuar se ulja e fondeve deri në fund të vitit nuk do t’ju bëjë dëm
Deficiti buxhetor mbetet në 2,5 për qind, ndërsa inflacioni 2,8 për qind./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button