Sfidat e shqipes zyrtare pas miratimit të ligjit

Ligji për përdorimin e gjuhëve, është një ndër sukseset më të rëndësishme të shqiptarëve të Maqedonisë, që avancon përdorimin e gjuhës shqipe në kufijt e të lejueshmes nga amandamentet kushtetuese që erdhën si pasoj e Marrëveshjes së Ohrit. Është meritë e përbashkët e të gjithë shqiptarëve, si pasoj e konsistencës dhe konsenusit mbarë politik.Ky ligj e kthen gjuhën shqipe nga gjuhë dhe e drejtë e palës, në gjuhë të institucioneve shtetërore.

Këtë ligj në një kohë të shkurtër e presin dy sfida. Nënshkrimi apo mos nënshkrimi nga Presidenti i Republikës është sfida më e lehtë, që tejkalohet me rivotim.

Sfida e dyte dhe më serioze është ankimimi eventual në Gjykatën Kushtetuese. Nuk di se si qëndrojnë numrat në atë gjykatë dhe sa e madhe është influenca ish partisë në pushtet.

Analogji të ngjajshme, kemi me Ligjin për përdorimin e flamujve të bashkësive në Republikën e Maqedonisë, të miratuar në vitin 2005, i cili parashikonte përdorimin e flamurit shqiptar edhe në institucionet qëndrore që gjindeshin në njësinë e vetadministrimit lokal, në të cilën jetojnë qytetarë të përkatësisë së bashkësisë dhe që janë më shumë se 50% të populates.

Ky ligj u ankimua nga  Partia VMRO Popullore dhe disa nacionalistë të tjerë maqedonas në Gjykatën Kushtetuese dhe ajo me vendimin e datës 06.11.2007 të publikuar në Gazetën zyrtare me nr 134/2007 shfuqizon disa pjesë të ligjit, duke e lënë përdorimin e flamurit shqiptar veçse në përdorim në institucionet lokale dhe jetën publike lokale.

Të konsiderojmë të tejkaluara këto dy sfida fillestare, të lëmë anash se për të ndryshuar ligjin e procedurës kontestimore, jo kontestimore, penale apo administrative duhen 2/3 e votave në kuvend, vota që kjo mazhorancë momentalisht nuk i ka, ajo që është sfida kryesore është aftësia jonë për ta zbatuar në mënyrë cilësore ligjin e gjuhëve, jo veçse në askepktin e  drejtshkrimit dhe lektorimit, por shqipërimin efikas të terminologjisë të të gjitha degëve. E gjitha kjo duhet të filloj nga institucioni që solli këtë ligj, vet Parlamenti i Republikës së Maqedonisë.

Ka më shumë se 13 vite që të gjitha ligjet e sjellura nga Parlamenti janë të përkthyera edhe në gjuhën shqipe. Nuk dij teknikalitetet se si funksionon shërbimi i përkthimit, kualifikimi i përkthyesve, apo vetëdija e atyre punonjësve se me vet publikimin në gazetën zyrtare edhe përkthimi në gjuhën shqipe ka forcën e ligjit dhe për ndryshimin e një shkronje në atë ligj duhet ligj i posaçëm, por ciliësia e përkthimit në ligje të rëndësishme është krejtësisht jo professionale. Po e ilustroj me një shembull dhe rast flagrant nga Ligji i procedurës kontestimore:

Verzioni maqedonisht:

Член 71

(1) Странката која е целосно деловно способна може сама да ги врши дејствијата во постапката (парнична способност).

(2) Полнолетно лице на кое му е делумно ограничена деловната способност парнично е способно во границите на својата деловна способност.

(3) Малолетно лице кое не стекнало целосна деловна способност парнично е способно во границите во кои му се признава деловната способност.

Verzioni shqip:

Neni 71

(1) Pala e cila është plotësisht e aftë për punë mundet vetë t’i kryejë veprimet në procedurë (aftësia kontestimore).

(2) Personi i moshuar të cilit pjesërisht i është kufizuar aftësia e punës, është i aftë për kontest në kufijtë e aftësisë së tij për punë.

(3) Personi i mitur i cili nuk ka fituar aftësi të plotë për punë, është i aftë për kontest në kufijtë e aftësisë për punë që i pranohet

Në syrin e një lexuesi jo jurist, ndoshta tingellon krejtësisht korrekt, edhepse ligji në askeptik djetëshrkimor mund të ketë gabime të mëdha. Drejtshkrimi nuk është problemi në këtë rast. Instituti që në gjuhën juridike  “деловната способност’’ në maqedonisht, në shqip nuk është “aftësi për punë” por bëhet fjalë për “zotësinë e veprimit”.

Ky është një ndër gabimet më flagrante dhe të rëndësishme, por krejtësisht ligji në gjuhën shqipe si tërësi është i pakuptueshëm. Edhepse njohuritë e mia për drejtshkrimin e gjuhës shqipe nuk janë të një albanologu, përveçse këtyre gabimeve termionologjike vërej edhe gabime drejtëshkrimore. Gjithashtu edhe periudha sidomos tek fjalitë me nënrënditje është krejtësisht e pakuptueshme.

Ligji për procedurën kontestimore është një ndër qindra ligjet bazike. Ligji për procedurën jo kontestimore ka gabime të njëjta, gjithashtu edhe Ligji për procedurën penale. Ka madje edhe ligje siç është Kodi penal që është sjellur në vitin 1996 që në dijeninë time si tërësi nuk është përkthyer kurrë.

Veçse mund të aludoj që në ligjet e tjera që i përkasin lëmive të shkencave natyrore, teknike  apo ekonomisë dhe financave, ka gabime të mëdha.

Kjo është një ndër sfidat e para të Ligjit mbi gjuhët, që mund të zgjidhet me një ligj të ri të posaçëm apo amandament në ligjin ekzistues, që do lejonte rivelersimin dhe ripëkthimin e të gjithë ligjeve në afat të caktuar, duke angazhuar në rastin më të mirë ekspertë me diploma të dyfishta në albanologji dhe sfera të caktuara  të ligjit që ripërkthehet. Vetëm ceritikata për përkthyes gjyqësor e marrë nga Ministria e drejtësisë nuk duhet të jetë e mjaftueshme.

Sfidat e tjera të ligjit do ishin përkthimet dhe përshatjet e të gjitha akteve nënligjore të institucioneve të ndryshme shtetërore, formualrëve, provimeve, duke krijuar kështu një gjuhë juridike shqipe autentike për Maqedoninë.

Sfida më e madhe e ketij ligji do ishte zbatimi i saj në gjyqësor pas ndryshimeve me 2/3 e votava të ligjeve procedurale.

Ky ligj ndryshon mënyrën e funksionimit të gjyqësorit në tërësi, minimumi në 7 gjykata themelore dhe 2 gjykata të apelit.

Gjykata e drejtësisë e Unionit Europian është gjykata më e lartë e Unionit dhe gjykon në lidhje me të drejtën e Unionit europian, zbatimin e traktateve etj.

Kjo gjykatë nga 2168 të punësuar, gjysmat janë përkthyes dhe interpretues. Vetëm në vitin 2016 ka përkthyer 1.160.000 faqe. Normale se gjykatat tona nuk do përkthejnë në 24 gjuhë siç përkthen kjo gjykatë, por ky ligj sjell përkthimin simultan të seancave, dhe nëse të pakten një nga palët, gjykatësi, prokurori, avokati është shqiptar, i gjithë materiali i lëndës duhet të përkthehet në gjuhën shqipe.

Numri i përkthyesve gjyqësor në gjykatat tona është shumë i ulët, dhe aftësitë e tyre për përkthim apo interpretim simultan dhe efikas në njërën anë dhe përkthimin e të gjitha akteve janë të pamjaftueshme.

Përveçse kushteve teknike që duhet të sigurohen, duhet të ritet shumë numri i kaudrove të angazhuar, minimumi një përkthyes për gjykatës dhe trajnimi efikas i tyre. Edhe në këtë rast veçse certifikata e Ministrisë së drejtësisë për përkthyes gjyqësor nuk do jetë e mjaftueshme. Të nevojshëm janë profesionist me diploma te dyfishta në drejtësi dhe gjuhësi. Universitetet tona duhet të hapin degë të reja duke fusionuar dhe bërë bashk kështu kurikulën e drejtësisë dhe gjuhësisë(albanologji dhe maqedonisht) për të aftësuar përkthyesit e ardhëshëm gjyqësor, që për nga volumi i punës që do kenë duhen motivuar edhe me rritjen e madhe të rrogave të tyre.

Sfidat janë të mëdha dhe kapërcimi i tyre në çdo sferë të jetës publike do tregoj aftësinë, vullnetin dhe kapacitetet tona si kolektivitet.

 

 

 

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button