1 Maji, LSDM: Ku janë sindikatat?

LSDM doli me deklaratë para Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës.

Nënkryetari i LSDM-së Zoran Jovanovski thotë se “kemi ardhur para sindikatës që të shohin çfarë bën në Ditën e Punëtorëve”.

“Një Maji është ditë kur sindikata duhet të jetë më e zëshme. Në vend të kësaj, këtu mbizotëron qetësi dhe heshtje. E pyesim udhëheqësinë e sindikatës pse hesht në kushte kur standardi i punëtorëve nga dita në ditë gjithnjë e më shumë bie, numri i punëtorëve në industri pakësohet dhe të drejtat e punëtorëve s’respektohen”, theksoi Jovanovski.

Jovanovski ceku një pjesë të masave të propozuara siç janë paga e garantuar minimale prej 9 mijë denarë, sigurimin e zbatimit të përpiktë të Ligjit për Pagë Minimale, rregullore të re lidhur me orarin e punës të punëtorëve, veçanërisht  për punën në turnet e natës, si dhe kthimin e vendimit të vjetër ligjor me të cilën periudha për të cilën jepet dëmshpërblim gjatë largimit nga puna të punëtorëve sërish të jetë pesë vjet.

Lajme të ngjashme

Back to top button