Juncker: T’i sigurohet perspektivë evropiane Ballkanit Perëndimor

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, tha se ka rrezik që pa një perspektivë të qartë evropiane, mund të vijë tek ashpërsimi serioz i situatës në Ballkanin Perëndimor, transmeton REL.

Për këtë arsye, sipas tij, “është jashtëzakonisht e rëndësishme” që Bashkimi Evropian t’iu sigurojë perspektivë të qartë evropiane vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Me fjalë të tjera, ka rrezik që në këtë rajon shumë të komplikuar të Evropës mund të shohim ngjarje që do t’i kthenin gjërat në fillim të viteve ’90 të shekullit të kaluar. Natyrisht se ne nuk duam që kjo të përsëritet”, tha Juncker në Sofje, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Bullgarisë, Bojko Borisov.

Juncker mori pjesë në një ceremoni që ka organizuar Bullgaria me rastin e marrjes së presidencës së radhës së BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button