E ndjeni stomakun gjithmonë bosh? Ja ushqimet që mund ti konsumoni pa u ndjerë në faj

E keni parasysh atë ndjenjën e urisë që na bën ti “futemi” frigoriferit me kokë e të hamë çfarë na del përpara? Apo kur shpesh do të “vrisnim” për diçka të ëmbël? Epo mos u shqetësoni sepse është më se normale, e cila shkaktohet nga rënia e sheqernave në trup. Por problemi që lind është: si ti mbyllim këta “vrima” në stomak? Epo me ushqimet e duhura, te cilat do ti gjeni më poshtë, shkruan Bordo.al. 

Buka e zezë: kurë mos leni pas karbohidratet! Ato janë të rëndësishme për një dietë të ekuilibruar dhe për të na dhënë idenë e ngopjes dhe energji, sidomos kur i konsumojmë në mëngjes. Prandaj mos e privoni veten nga disa fleta të vogla buke të zezë, ndoshta me pak marmalatë për ta filluar ditën me shije.

Rroftë mjalti! Një ushqim shumë i çmuar, i aftë për të rritur aktivitetin e trurit dhe për të rritur nivelet e serotoninës, hormon që rregullon lumturinë dhe mirëqenien. Mund ta konsumoni për të ëmbëltuar një çaj apo një lugë para gjumit. Mos e harroni kurrë!

Veza: ajo ze një vend shumë të rëndësishëm në dieta. Të pasura me proteina, vezët, ndonëse kanë pak kalori vetëm 60 për vezë, është mjaft e rëndësishme për tu konsumuara veçanërisht në mëngjes. Ajo mund të përdoret edhe si një meze e lehtë pasdite për ta pritur darkën qetësisht pa qenë i uritur. Këshillohet të konsumoni vezë deri në katër herë në javë.

Frutat e thata: janë të pasura me vitamina, kripëra minerale e yndyrna miqësore. Ato përmirësojnë edhe aktivitetin e tretjes. Prandaj më mirë një stomak i mirë me fruta të thata.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button