fbpx

Grimi ideal gjatë një interviste pune

Në një intervistë pune pamja juaj ka rëndësinë e saj. Shpesh kalojmë kohë përpara dollapit dhe pasqyres duke menduar se çfarë të veshim.

Kur prezantoheni në një interviste pune është e rëndësishme përshtypja e parë, të shfaqeni të kujdesura dhe në formë ndihmon gjithmonë.

Nuk po ju këshillojmë që të bëni një make up të lehtë, por të kujdesshëm në mënyrë që t’i jepni shkëlqim fytyrës dhe intensitet shikimit. Realizoni një bazë grimi të lehtë duke i dhënë një ngjyrë të përshtatshme fytyrës duke perdorur pudrën e përshtatshme dhe një korrektor të mirë për të zhdukur shenjat e fytyrës.

Aplikoni një blush natyral, një rozë të lehtë e cila do të ishte një tonalitet perfekt. Përsa i përket syve dhe buzëve, është  e rëndësishme të mos ekzagjeroni,përdorni një ton ngjyre të hapur, por që mos të jetë shumë e dukshme ,vendosni dhe pak laps gri në vijëzimin e qerpikëve dhe në fund përdorni rimelin.  Përsa i përket buzëve, përdorni një ngjyrë sa mëtë përafërt me ngjyrën e tyre.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close