Fillon EURO 2018 në hendboll, e gjithë vëmendja te përballja Kroaci-Serbi

Kampionati Evropian në hendboll, i 13-ti me radhë, për sportdashësit nuk ka mundur të ofrojë një fillimi më të mirë. “Klasiku i Ballkanit”, mes Kroacisë dhe Serbisë ka hedhur në hije të gjitha duelet e tjera të xhiros së parë, ndonëse në orar është një derbi skandinav mes Suedisë dhe Islandës, i cili është një hyrje për atë që pason në orët e mbrëmjes në kuadër të grupit A, raporton Anadolu Agency (AA).

Sonte në kuadër të grupit B, është edhe sfida mes finalistëve të kampionatit të fundit, Francës dhe Norvegjisë, ndërsa të shtunën është një tjetër përballje rajonale, ajo mes Maqedonisë dhe Sllovenisë.

Megjithatë, një gjë e cila intrigon më shumë vëmendjen e opinionit më të gjerë në rajon, është përballja e sotme në orën 20:30 në Arena Spaladium në Split, më konkretisht dueli me Kroacisë dhe Serbisë, që padyshim se do të shoqërohet nga një atmosferë e zjarrtë në tribuna, pavarësisht se të dyja palët po tentojnë të ulin tensionet.

Nikoqiri i kampionatit, Kroacia është favorit sepse është një nga përfaqësueset më të suksesshme në 20 vitet e fundit, ndonëse trajneri i tyre, eksperti i mirënjohur Lino Çervar, tentoi ta shfaqë këtë në një tjetër mënyrë.

“Kundërshtari është orientuar asisoj, duke hedhur tërë barrën mbi ne, që është një gjë legjitime. Ndeshjet të cilat i kanë luajtur së fundmi, nuk paraqesin fotografinë reale për ata”, tha Çervar, duke ju referuar ndeshjeve miqësore të Serbisë kundër Sllovenisë, të cilat i humbi.

Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) është shprehur e kënaqur nga ajo që ka parë në Zagreb, Spliu, Varazhdin dhe Poreç.

“Interesi për këtë event është rritur dukshëm në tërë botën. Nuk është vetëm interesimi i publikut vendas, por edhe i atyre nga shtetet tjera, prandaj presim salla të mbushura në gjithë qytetet ku luhen ndeshjet”, tha presidenti i EHF-së, Michael Wiederer.

Titullin e kampionit e mbron Gjermania, ndërsa në luftën për medalje mund të përfshihen edhe Kroacia, kampioni aktual botëror, Franca, dhe fituesi i Olimpiadës, Danimarka. Gjithsesi, këtu janë edhe skuadrat tjera të cilat nuk duhet përjashtuar para kohe. Në fazën e parë, 16 përfaqësueset janë të ndara në katër grupe, tre nga të cilat avancojnë në raundin tjetër duke formuar dy grup me nga gjashtë ekipe, ku marrin me vete pikët e fituara në përballjet e tre ekipeve të para. Kryqëzohen grupet A – B, dhe C – D

. Në fazën e dytë formohen grupet I dhe II në të cilat në tre xhirot takohen vetëm përfaqësueset të cilat kanë ardhur nga grupe të ndryshme. Dy ekipet e para në grup avancojnë në gjysmëfinale. Ky është kampionati i fundit Evropian në të cilin luhet ky format i garave sepse te ai i ardhshmi i cili do të luhet në Austri, Suedi dhe Norvegji do të marrin pjesë 24 përfaqësuese.

– Grupi A:

Kroacia

Suedia

Serbia

Islanda

– Grupi B:

Franca

Bjellorusia

Norvegjia

Austria

– Grupi C:

Gjermania

Maqedonia

Mali i Zi

Sllovenia

– Grupi D:

Spanja

Danimarka

Çekia

Hungaria

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button