Të arrestuarit u dërguan para gjykatësit hetues

Të arrestuarit për vrasjen e pesëfishtë në Smillkovcë në aksionin policor “Monstrum” sot nga mëngjesi gjenden në Gjykatën Themelore 1 në Shkup dhe të gjithë do të dalin para gjykatësit hetues. 

20 të arestuarit që përpos akuzës për vrasjen e pesëfishtë akuzohen edhe për terrorizëm do të merren në pyetje lidhur me rastin dhe duhet të përgjigjen për armatimin dhe mjetet tjera që policia kapi në shtëpitë e tyre, shkruan portali Press 24.

Policia dje raportoi se mes 20 personave të arrestuar gjenden edhe vrasësit e Smillkovcës, ndërsa të tjerët kanë lidhje me vrasjen ose janë të ndërlidhur me aksione terroriste ne Afganistan dhe Pakistan.

 Policia dje raportoi se vrasësit janë pjesëtarë të një grupacioni që zbaton islamin radikal.

/Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button