Një balerinë me një këmbë protezë sfidon konkurrentet e saj

Aftësia e Miranda Cochran si balerinë sfidon dhe frymëzon shumë njerëz. Miranda Cochran u lind pa këmbën e  majtë. Por kjo nuk e pengoi atë të mësonte për të kërcyer me një këmbë protezë.

Ajo thotë se shpesh harron se këmba nuk është e saj –  të qenit pozitiv, mos përqëndrimi në të metat e vetes a tjetrit, duket se është faktor suksesi e mirëkuptimi.

Miranda ka fituar shumë trofe, duke konkurruar me vajza që kanë të dy këmbët e veta. “Ato duket se harrojnë se i kanë”, thotë ajo.

Karrie Cohcran, e ëma e Mirandës, thotë se zgjodhi për ta rritur vajzën e saj duke e ushqyer me një filozofi që sot është duke dhënë rezultat.
“Mos e shiko veten me keqardhje, dhe kurrë mos hiq dorë nga synimi”, thotë Karrie Cochran. 

Aftësia e Mirandës për t’u përshtatur frymëzon edhe mësuesit e saj.
“Besoj se talenti është punë dhe ajo punon çdo ditë”, thotë mësuesja e baletit Dayna Meixell.

Mangësia fizike frymëzon edhe vetë Mirandën.
“Është vetëm një e metë e imja. Ndonjëherë mendoj se është mirë sepse nxit për të punuar. Më bën të jem mirënjohëse për aq sa kam, qoftë edhe një këmbë protezë”, thotë kjo balerinë./voa

Lajme të ngjashme

Back to top button