Jessica Simpson bëhet nënë

Mirësevjen në këtë botë Maxwell! Këngëtarja Jessica Simpson dje në Los Angeles lindi një vajzë të cilën e quajti Maxwell Drew Johnson. Lajmin e konfirmoi të martën në mëngjes US Weekly.

Është fëmija i parë që ka me të fejuarin Eric Johnson. Maxwelli  vogël mori gjysmën e emrit të gjyshes nga mami Tina Simpson që emrin e vajzërisë e kishte Drew.

Pas gjashtë muajsh lidhjeje, Simpson, 31 vjeç dhe Johnson, 32 vjeç, u fejuan në nëntor të vitit 2010. Çifti që ende s’ka vendosur një datë martese, vendosi ta mbante të fshehte dhe ta zyrtarizonte fejesën pas ardhjes së bebes në jetë.

Lajme të ngjashme

Back to top button