Prokuroria heton nëse deponia Drislla e ka shkelur protokollin për djegien e mbeturinave mjekësore

Prokuroria Publike e Shkupit me të dëgjuar ka hapur lëndë për ndotjen e ambientit jetësor dhe natyrës nga neni 218 i Kodit Penal të Maqedonisë, sipas të cilës po e heton nëse deponia Drislla e ka respektuar protokollin për djegien e mbeturinave mjekësore, njofton Portalb.mk.

“Në drejtim të konstatimit të fakteve, prokurori publik kompetent ka dorëzuar kërkesë deri te Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor për marrjen e të dhënave të nevojshme në lidhje me kontrollin e kryer deri më tani ndaj punës së deponisë Drislla, por edhe nëse është kryer kontroll a është konstatuar respektimi i protokolleve për djegien e mbeturinave mjekësore nga ana e deponisë dhe tjera informata”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Ndryshe, Ndërmarrja Publike “Drislla” më 4 janar u dënua me 8.500 euro pasi që inspektorët shtetëror për mbrojtjen e mjedisit jetësor kanë konstatuar se ka pasur tejkalim të koncentrateve të dëmshme në ajër gjatë djegies së mbeturinave mjekësore.

Ndërmarrja e ka për obligim që deri në mes të shkurtit të instalojë filtra përkatës, transmeton Portalb.mk.

“Sipas ligjit, dënimi lëviz deri në 25.000 euro. Komisioni Kallëzues ka miratuar vendim kompromisi që deponia të dënohet me 8.500 euro. Po veprohet sipas ligjit për ajër ambiental. Ndërmarrja Publike duhet që në afat prej 90 ditëve të vendos filtra dhe ta zgjidh problemin”, tha  drejtori i Inspektoratit Shtetëror për Mjedis Jetësor, Mirosllav Bogdanovski dhe shtoi se mbeturinat mjekësore mund të digjen vetëm tetë orë në ditë, jo në tre turne siç ka qenë më herët.

Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor (ISHMJ), të mërkurën informoi se gjatë mbikëqyrjes së jashtëzakonshme të deponisë Drislla, kanë konstatuar se po respektohet vendimi i ISHMJ-së për mospunim të furrës për diegien e mbeturinave mjekësore, ndërkaq mbeturinat e pranuara mjekësore do të ruhen nëpër kontejnerë. Inspektorati është informuar se në Drislla, është në rrjedhë furnizimi i filtrit të ujit për furrën aktuale djegëse dhe i njëjti do të instalohet në periudhën e ardhshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button