Çmenduria e Realit për Neymarin i kalon limitet, jep Ronaldon + 200 mln euro

Real Madrid dëshiron të bëjë “biznes” me Neymarin. Drejtues të “Los Blancos” po vështrojnë lëvizjet e sulmuesit brazilian dhe në verën e vitit 2019 pritet të bëjë një ofertë joshëse për Paris Saint Germain, shkruan Syri.

E përditshmja spanjolle “MARCA” raporton se besimi i klubit është se operacioni i përgjithshëm mund të kushtojë diku rreth 400 milionë euro. Lojtarët tjerë që përfliten janë edhe Harry Kane, Hazard apo Werner, por askush nuk mund të arrij nivelin e Neymar.

Megjithëse klubi francez nuk dëshiron ta shes njëherë, Real Madrid ka një “xhevahir” që Parisi e kërkon prej kohësh: Cristiano Ronaldon.

Sipas MARCA-s, në marrëveshje mund të përfshihet Cristiano Ronaldo plus 200 milionë euro vetëm për të nënshkruar me Neymarin.

‘Los Blancos” ka marrë mesazhe inkurajuese kohët e fundit, e cila në filloi në Londër në çmimet “Best Award” të FIFA , kur lojtari u ul në afërsi të delegacionit nga Los Blancos.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button