Lulzim Tafa është zgjedhur anëtar i rregullt i Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Arteve

Poeti i njohur kosovar, profesori dhe Rektori i Kolegjit AAB, Prof.dr. Lulzim Tafa është zgjedhur anëtar i rregullt i Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Arteve, njofton Insajderi.

Këtë vendim Akademia e mori në mbledhjen e fundit të Komitetit të Nominimit.

Lulzim Tafa është njëri ndër poetët tanë më të njohur dhe më të përkthyer, po ashtu është shpërblyer me shumë    çmime ndërkombëtare të fushës së letërisë dhe është përfshirë në disa antologji të letërsisë botërore.

Akademia Evropiane e Shkencave dhe Arteve tubon rreth vetes personalitete të shquara të shkencës dhe artit në mesin e tëcilëve edhe shumë nobelistë.

Lulzim Tafa nga sot është anëtar i rregullt i kësaj Akademie, ka njoftuar kjo EASA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button