Shqipëria, miqësore me Katarin në Spanjë

Shqipëria do të zhvillojë një ndeshje miqësore me Katarin në Spanjë më 22 maj të këtij viti. Lajmi u bë i ditur nga zyra e shtypit pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, ditën e martë. 

Kështu, pasi është fiksuar data 15 gusht në Tirane me Moldavinë vjen kjo miqesorë tepër interesante me skuadrën e Katarit, e cila i ka rritur se tepërmi interesat me futbollin, edhe sepse Botërori 2022 do të zhvillohet në vendin e vogël, por shumë të njohur për pasuritë e tij. 

Futbollistët e De Biasit kanë kështu një mundësi mjaft të mirë për të bindur trajnerin italian të kuqezinjve për një vend në listën e tij të preferuar.

Takimi me Katarin do të zhvillohet në Madrid në një kohë të përshtatshme për zhvillimin e takimeve miqësore. Kjo është hera e parë që skuadra e Shqipërisë luan me përfaqësuesen e këtij vendi të vogël. /topchannel

Lajme të ngjashme

Back to top button