Tiranë, vritet me armë zjarri një person, plagosen 3 të tjerë

Një person është vrarë dhe 3 të tjerë janë plagosur me armë zjarri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në kryeqytet  pranë tavernës “San Marco”, përballë prokurorisë së rrethit.  

Policia ka informuar se viktima është shtetasi me iniciale N.Doda, pronar i tavernës “San Marco”. Ndërsa të plagosurit janë transportuar në Spitalin Ushtarak ku dhe janë në përkujdesjen e ekipit mjekësor, 2 prej tyre janë në gjendje të rëndë dhe në rrezik për jetën dhe ndodhen në reanimacionin e këtij spitali. Ngjarja mësohet se ka ndodhur pikërisht në ambientet e biznesit të viktimës, ku disa klientë të ulur në tavolina të ndryshme kanë filluar të grinden.

Viktima mendohet se ka ndërhyrë për të ndalur sherrin por mesa duket ka ngelur viktimë e këtij të fundit. Në vendngjarje ka mbërritur dhe ekipi i policisë shkencore në kërkim të gjurmëve e provave materiale mbi ngjarjen. Policia ka shoqëruar disa persona në cilësinë e dëshmitarit lidhur me ngjarjen, janë 6 vajza dhe 3 djem të shoqëruarit në polici ku dhe do të merren në pyetje prej grupit hetimor. /republika

Lajme të ngjashme

Back to top button