Shtohet prania policore ne Likove, frike nga tubimi i neserm i shqiptareve?

Te dhenat qe vijne nga Komuna e Likoves dhe fshatrat e saj, flasin per shtim te shumte te forcave policore ne te gjithe zonen. Deshmitaret thane per shqiperianatyrale.com, se shumica e fshatrave jane te bllokuar nga forcat e policise.

Sipas tyre, ka nje tension te madh ne radhet e policise. Kjo lidhet me faktin se neser Likova do te perkujtoje diten e shpalljes se zones se Karadak- Likove si zone e lire e UCK ne vitin 2001. Likova dhe fshatrat perrreth saj kane qene nga bazat me te fuqishme te UÇK dhe aty jane zhvilluar betejat me te ashpra.  Deshmitaret thane se ne tubim do te kete nje pjesmarrje shume te madhe te shqiptareve. /shqipërianatyrale.com

Lajme të ngjashme

Back to top button