Deponia Drislla në vend 5 milionë, vjet ka realizuar profit 680.000 euro

Kur përpara gjashtë viteve deponia Drislla ka fituar koncesioner, konzorciumi italian FLC Ambiente, sipas studimit të bërë nga Banka Botërore dhe oferta e FLC Ambiente, parashihej që deponia të realizojë profit rreth 5 milionë euro, prej të cilëve, 1 milion euro duhet t’i dorëzoheshin qytetit të Shkupit, njofton Portalb.mk.

Megjithatë, realiteti është më ndryshe. Sipas të dhënave të cilat i ka marrë “Fokus” nga NP Drislla, profiti ende nuk ka kaluar 1 milion euro në nivel vjetor, edhe pse ka trend të rritjes. Kështu që, përfitimi në vitin 2014 ka qenë, 226.000 euro, në vitin 2015 343.000 euro, ndërkaq vjet janë realizuar 680.000 euro profit.

Të dhëna zyrtare nga NP Drislla:

Viti 2014

  • Të ardhura – 165.920.473 denarë
  • Shpenzime – 148.785.026 denarë
  • Fitim – 21.089.378 denarë

Viti 2015

  • Të ardhura – 186.141.709 denarë
  • Shpenzime – 162.513.409 denarë
  • Fitim – 21.089.378 denarë

Viti 2016

  • Të ardhura – 207.633.827 denarë
  • Shpenzime – 160.988.069 denarë
  • Fitim – 41.825.288 denarë

Me marrjen e koncesionit, FLC Ambiente ka pasur edhe obligim që të investojë, por investimet nuk janë të dukshme edhe pas pesë viteve, për shkak të kontestit gjyqësor që me vite e kanë me kompanitë e dytë të ranguar Sholc.

Para disa kohës Gjykata Administrative solli vendim me të cilin koncesioni anulohet, ndërkaq Qyteti i Shkupit duhet të lidh koncesion me Sholc. Megjithatë, ky vendim nuk është i plotfuqishëm, pasi që pritet vendim nga Gjykata e Lartë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button