Njihuni me muzetë më të mëdha të artit në botë

Me një hapësirë prej 72,735 m2, Muzeu i Luvrit është muzeu më i madh i artit në botë.

Këto muze ofrojnë hapësirën e nevojshme për  një botë të tërë artri, që nga skulpturat deri tek pikturat, raporton worldatlas, transmeton lajmi.net.

Këto ndërtesa mund të jenë publike ose private si dhe ofrojnë një numër të madh aktivitetesh, duke përfshirë koncerte dhe performanca artistike.

Luvri, me lokacion në Paris, Francë, është muzeu më i madh në botë për nga hapësira. Konsiderohet si monument i rëndësishëm në Paris dhe është pjesë e Pallatit Luvr i cili është ndërtuar në shekullin 12. Luvri është shtëpi e 38 copëza arti, gjithashtu është muzeu i cili më së shumti vizitohet në botë, duke pranuar 7.4 milion vizitorë çdo vit.

Muzeu shtetëror i Rusisë, “Hermitazh”, ndodhet në Petersburg, është i dyti për nga madhësia në të gjithë botën. Mbulon hapësirën prej 719,480 këmbë. Ky muze është një nga më të vjetrit në botë, është themeluar në  vitin 1754 dhe është hapur në vitin 1852.

Muzeu nacional në Kinë
Ky muze ndodhet në Beijing, mbulon hapësirën prej 700,000 këmbë. është krijuar pas revolucionet kinez. Qëllimi është të promovojë historinë dhe artin në Kinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button