Pobeda kundërshtari i parë i Shkëndijës në Ohër

Kuqezinjtë të premten do të zhvillojnë ndeshje testuese brënda grupit, ndërsa më 16 janar në Ohër pason kontrolluesja me Pobedën e Prilepit. Shkëndija vazhdon realizimim e planprogramit të paraparë për këtë fazë të përgatitjeve dimëtore, ndërsa stafi teknik veç më ndjen nevojën për fillimim e testimit të lojës së skuadrës.

Kështu për të premten është paraparë ndeshje testuese brënda grupit të lojtarëve kuqezi, ndërsa dueli i parë kontrollues në vitin 2018 përballë një rivali do të ndodh të martën (16.01.2018) në Ohër me fillim në orën 12:00. Trajneri Qatip Osmani përballë Pobedës së Prilepit do të testojë gjendjen momentale të futbollistëve, duke startuar ndërtimin e lojës për gjysmësezonin pranveror. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button