Raportet: Trump e ka vazhduar lehtësimin e sanksioneve ndaj Iranit

Mediat kanë raportuar se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendosur ta vazhdoj lehtësimin e sanksioneve për Iranin, sipas marrëveshjes atomike të vitit 2015 të Iranit me fuqitë botërore, duke e lënë këtë marrëveshje ashtu siç është.

Duke cituar njerëz të afërt me vendimin e mbrëmshëm të zotit Trump, Reuters, The New York Times dhe Bloomberg, kanë raportuar se gjatë ditës së sotme Shtëpia e Bardhë do ta shpall vendimin e Trumpit.

Në këto raporte theksohet se megjithqë Trump ka vendosur të tërhiqet nga sanksionet amerikane kundër Bankës qendrore të Iranit dhe industrisë së naftës, duke i respektuar obligimet amerikane sipas marrëveshjes atomike në këmbim për kufizim të aktiviteteve bërthamore iraniane, ai po ashtu, ka vendosur të imponoj sanksione të reja, të shënjestruara, kundër Iranit.

E përditshmja, The New York Times, ka raportuar se Trump ndoshta mund të paraqes një afat për Kongresin e Shteteve të Bashkuara dhe aleatët evropanë, për përmirësimin e të metave të marrëveshjes ose ai do të tërhiqet nga ajo.

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, dje ka kërkuar nga “të gjitha palët” të vazhdojnë ta repsektojnë marrëveshjen atomike ndërmjet Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, duke theksuar se “marrëveshja po funksionon”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button