Tusk: Historia e Ballkanit është më dramatike se “Loja e froneve”

Kryetari i Këshillit Evropian Donlad Tusk vlerësoi se historia e Ballkanit është më dramatike dhe më interesante  se skenari i serialit “Loja e froneve”, edhe pse siç citoi në rajon nuk ka dragonj.

“Të gjithë do të donim që e kaluara dhe e ardhmja e Ballkanit  të kishin një skenar më pak dramatik. Stabiliteti, siguria, prosperiteti, kjo është ajo që njerëzit e meritojnë në tërë rajonin. Qëllimi i Evropës është të ndihmojë që ky skenar të bëhet realitet”, deklaroi Tusk në Sofje në ceremoninë me rastin e kryesimit bullgar me Këshillin e Bashkimit Evropian.

Ai vlerësoi se është gjë e mirë që e ardhmja e Ballkanit është një nga prioritetet e kryesimit të Bullgarisë me BE-në.

Tusk i habiti të gjithë të pranishmit në sallë në Teatrin Popullor me atë që i tërë fjalimi i tij ishte në gjuhën bullgare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button