Ja cilat janë premtimet e Isen Shabanit me të cilat fitoi besimin e banorëve të Vrapçishtit

Isen Shabani  ishte kandidati nga radhët e Aleancës për shqiptarët të cilin e përzgjodhën banorët e Vrapçishtit për të udhëhequr me këtë komunë në katër vitet e ardhshme. Shabani në debate parazgjedhore bëri shumë premtime andaj  Portalb.mk ju sjell premtimet kryesore të tij, që mos të harrohet fjala e dhënë.

Shabani para zgjedhjeve lokale që u mbajtën vitin që lamë pas fitoi besimin e banorëve të Vrapçishtit duke ju premtuar ndryshime të shumë atyre.

Decentralizimi, zhvillimi ekonomik lokal, bujqësiainfrastruktura, arsimi, kultura dhe sporti dhe ekologjia janë fushat të cilat kanë nevojë për investime, pasi që ndër vite janë lënë pas dore. Janë premtuar shumë gjera por nuk janë realizuar, prandaj me rëndësi është të shikohen realizimet dhe jo të bazohemi vetëm në premtime”, tha Shabani.

Sa i përket borxhit komunal i cili kap shumën rreth 2.5 milion euro, Shabani atëkohë premtoi se borxhi do të shlyhet duke menaxhuar me tokat shtetërore me anë të investimeve kapitale, ku do të bëhet edhe punësimi i sektorit privat.

Sa i përket depolitizimit, Shabani tha se rinia e kësaj komune për shkak të politizimit është injoruar gjatë 12 viteve të fundit.

“Rinia e sodit është shumë e aftë dhe duhet ta pranojmë realitetin që janë anashkaluar nga pushteti lokal për 12 vite me radhë, ne do ta ndryshojmë këtë. Ne do i japim hapësirë rinisë që të shpreh mendim dhe do të ju mundësohet një zyrë falas dhe në të ardhmen të krijojnë një makro biznes, i cili pse jo, në të ardhmen të konkurrojë edhe në tregjet evropiane, botërore etj. Sa i përket arsimit ai është skajshmërish i politizuar me njerëz partiak. Ne nesër do t’i kushtojmë rëndësi kualitetit andaj do bëjmë depolitizimin në arsim, i cili nënkupton se personat adekuat do të vazhdojnë punën edhe nëse kanë hy në punë në baza partia por personat që janë futë në bazë partiake dhe nuk plotësojnë asnjë kriter tjetër  atëherë për ata do të largohen”, tha Shabani.

Sa i përket transparencës dhe llogaridhënies, Shabani  se do të ketë transparencë të plotë pasi që siç tha ai ‘ne jemi servis i qytetarëve’.

“Ne do të publikojmë çdo rebalanc të buxhetit, ne do të organizojmë tubim për t’i informuar qytetarët për punën e komunës. Ne do të krijojmë sistem online të buxhetit që çdo qytetar do të ketë mundësin të hyjë dhe të shohë gjendjen, si dhe ku janë shpenzuar mjetet, si janë hapë dhe marrë tenderët”, tha Shabani.

Sa i përket planit detal për fshatin Gradec,  Shabani para zgjedhjeve tha se ai ka planin detal, i cili nuk është hartuar deri më tani nga udhëheqësit komunal.

Ndërkaq pas marrjes së mandatit, Shabani në një deklaratë për Portalb.mk, në lidhje me tre punët prioritare tha se prioriteti i parë është rregullimi i ujësjellësit në dy lokacione, sanimi i rrugëve, si dhe hyrjet për në autostradë.

  1. LEXO: Ja çka premtoi Blerim Bexheti se do të realizojë vitin e parë si kryetar komune
  2. LEXO: Këto janë premtimet kryesore të kryetarit të komunës së Çairit gjatë fushatës zgjedhor
  3. LEXO: Ja çfarë premtoi Teuta Arifi se do të realizojë gjatë mandatit të ri si e para e Tetovës
  4. LEXO: Ja çka premtoi Ruzhdi Lata që do të realizojë gjatë vitit të parë të mandatit të tij si kryetar i Dibrës
  5. LEXO: Ja premtimet e Ramiz Merkos për mandatin e tij si i pari i Strugës
  6. LEXO: Ja çfarë premtoi i pari i Likovës, Arifi për mandatin e tij katërvjeçar
  7. LEXO: Ja çka premtoi Milikije Halimi që do të realizon në vitin e parë të mandatit të saj si e para e Haraçinës 
  8. LEXO: Ja premtimet e Deharit, prioritare për mandatin e tij të dytë si i pari i Kërçovës
  9. LEXO: Ja çfarë premtoi Albon Xhemaili gjatë fushatës së tij parazgjedhore për Bogovinën
  10. LEXO: Ja prioritetet për tre dhe gjashtë mujorin e mandatit e të parit të Zhelinës, Blerim Sejdiu
  11. LEXO: Ja çka premtoi Taravari se do të realizojë vitin e parë si kryetar komune
  12. LEXO: Ja çka premtoi Azem Sadiku për Komunën e Studeniçanit
  13. LEXO: Ja premtimet prioritare të kryetari të Bërvenicës, Enver Pajaziti
  14. LEXO: Këto janë premtimet prioritare të kryetari të Dollnenit, Xhemail Qamili

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button