1 Maji festiv në Shqipëri

Ato kanë protestuar në kohe të ndryshme para Kryeministrisë për të njëjtat kërkesa. Disa dhjetëra njerëz kanë qenë të vetmit që thyen indiferencën e shqiptarëve në këtë 1 Maj. Ata kanë kërkuar drejtësi shoqërore, që do të thotë punësim, arsimim të fëmijëve, forcim të shëndetësisë dhe zbatim të ligjit.

“Shqiptarët janë të lodhur, ata duan punë, ata duan siguri, ata duan drejtësi. Këto pseudoreforma i kanë kthyer arsimtarët dhe pedagogët në skllevër të pushtetit dhe u kanë hequr atyre pavarësinë ligjore dhe akademike, duke abuzuar hapur me lirinë dhe të drejtat e tyre në marrëdhëniet e punës dhe karrierës. Reforma gjysmake dhe e korruptuar në sistemin shëndetësor, e kanë kthyer këtë sistem ne nje forme biznesi, duke humbur thelbin human të shëndetësisë”, tha Kolë Nikolla, kryetar i Konfederatës së Sindikatave.

Shoqata e Minatoreve e kryesuar nga Fiqiri Xibri, ka protestuar para ministrise se punes, per ta permbyllur protesten e tyre para Kryeministrise.

“Zëqoftëse qytetarët flenë gjumë, shkojnë te Liqeni, i gëzohen barit të njomë edhe ne nuk kemi çfarë të bëjmë. Nëse qytetarët do të jenë me ne këtu në protestë, atëherë nuk ka qeveri që i reziston kërkesave tona të drejta.Minimumi jetik ne Shqiperi është rreth 30 për qind më i lartë, sesa rroga mesatare, pa folur këtu për rrogën miminale të zyrtarizuar, sepse aty jemi shumë dobët”, thotë Xibri. 

Qytetaret, te cilet ishin pjese e protestes theksojne se ata duhet te ngrene zerin per problemet qe i shqetesojne çdo ditë. Por ndersa keta qytetare ishin te vetmim qe kujtonin se 1 Maji nuk eshte nje dite feste, qindra te tjere kalonin prane tyre indiferente.

Ditë feste apo proteste?

Ndryshe nga vende të tjera, ku qytetarët kanë protestuar në Diten Ndërkombëtare të Punëtoreve, papunësisë, tek ne kjo ditë konsiderohet thjeshtë një ditë pushimi. 

Ndërkohë te Liqeni Artificial të martën ka patur njerez me ushqim dhe shtroje me vete, të cilët kanë preferuar të pushojne ne natyre. Madje edhe banore nga qytete te tjera kane mberritur ne kete piknik te madh.

Shume prej tyre dine se ne diten nderkomebtare te punetoreve duhet te protestonin per papunesine, pagat apo probleme te tjera ekonomike e sociale, por thone se jane te paorganizuar

Te tjere banore, me kushte me te mira ekonomike kane zgjedhur baret apo restorantet per t’i dhene 1 Majit kuptimin e plote te nje dite feste. 

Marre nga: Top channel

Lajme të ngjashme

Back to top button