Kosova blen objekt për Ambasadën e saj në Washington

Ministria e Punëve të Jashtme është përcaktuar për objektin, të cilin do ta blejë, për ta vendosur ambasadën e Republikës së Kosovës në Washington.

Këtë ndërtesë e ka përdorur si ambasadë Gjeorgjia.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së shpejti do të bëhet me seli të përhershme.

“Ministria e Punëve të Jashtme ka nisë procedurat për blerjen e një ndërtese për Ambasadën e Kosovës në Washington. Objekti ndodhet në rrugën ku janë të vendosura edhe disa ambasada tjera të vendeve të ndryshme”, ka thënë për KosovaTimes.net Artan Behrami, këshilltar për media i ministrit Enver Hoxhaj.

Në anën e majtë të ndërtesës të cilin pritet ta blejë Kosova, ndodhet Ambasada e Greqisë.

Behrami tha se Ministria e Jashtme po planifikon rritjen e numrit të stafit të Ambasadës së Kosovës në Washington.

Deri më tani, Kosova ka blerë vetëm një ndërtesë dhe atë për Ambasadën e saj në Bruksel.

Marre nga:Telegrafi

 

Lajme të ngjashme

Back to top button