Kazakistani thyen rekord në prodhimin e naftës
Vitin e kaluar në Kazakistan janë prodhuar 86,2 milionë tonë naftë, njoftoi ministri i Ekonomisë i këtij vendi, Timur Suleymenov, raporton Anadolu Agency (AA).
“Ky është vëllim rekord i prodhimit të naftës në historinë e vendit. Kjo mundësoi që Prodhimi i Brendshëm Bruto të arrijë në 4 për qind”, tha Suleymenev në një konferencë për shtyp të mbajtur në kryeministri.
Ai shtoi se edhe këtë vit presin të arrijnë vëllimin e njëjtë në prodhimin e naftës.
“Pas definimit të pritjeve makroekonomike, ne do të dalim me shifra konkrete për këtë vit”, theksoi Suleymenev.