Vazhdon marrja në pyetje e 20 të arrestuarve

Në shumë stacione të policisë akoma vazhdon marrja në pyetje e të arrestuarve për vrasjen e pesë të rinjve në Smillkovc të Shkupit.

20 personat e arrestuar janë marrë në 26 objekte të ndryshme në fshatin Haracinë, lagjet Shuto Orizarë, Cair dhe Hasanbeg të Shkupit.

Te personat e arrestuar që përvec vrasjes së pesëfishtë akuzohen edhe për terrorizëm janë gjetur një sasi e madhe armësh, raportoi policia.

Një pushkë automatike, katër pistoleta, bomba, tetë plumba të kalibrit të madh, gjashtë tromblonë, gjashtë sharzherë ‚Kalashnikov’,  10 uniforma të kamufluara, shtatë jelek taktikë, tre maska fytyre, dhe tre radio-lidhje, ky është arsenali i armëve që ka zënë policia. 

Përvec arsenali të armëve tek personat e arrestuar janë gjetur edhe 10 mijë euro, kompjutorë, celularë dhe një veturë, raportoi policia.

/Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button