Aksioni policor ‘Monstrum’ reagon BDI

Bashkimi Demokratik për Integrim e Ali Ahmetit, ka reaguar pas deklaratës së ministrisë së brendshme për arrestimin e të dyshuarve për vrasjen pesëfishtë.

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, për Portalb deklaron se shqiptarët më shumë se kushdo kanë qenë të interesuar për zbardhjen e këtij krimi.

‘Shqiptarët nuk mund të pranojnë përgjegjësi kolektive për vrasje fëmijësh, krim që nuk e mbajnë mend në historinë e tyre as në kohëra lufte’, ka theksuar në reagimin e tij zëdhënësi i BDI. 

‘Përkushtimi ynë si subjekt politik mbetet dhënja e kontributit maksimal në identifikimin e vrasësve me emër dhe mbiemër, se pavarësisht se çfarë nacionaliteti janë, ata janë vetëm vrasës dhe asgjë më pak ose më shumë’, ka deklaruar zëdhënësi Bujar Osmani.

/Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button