Aksioni policor ‘Monstrum’ mbush titujt e agjencive nga rajoni dhe bota

Mediat nga rajoni dhe bota kanë raportuar gjërësisht për aksionin e sotëm të policisë.

Televizioni më i shikuar në Shqipëri Top Channel raporton se ‘të martën në mëngjes është ndërmarre një aksion i madh policor në disa lagje shqiptare të Shkupit dhe në fshatrat Haraçinë dhe Hasanbeg në afërsi të kryeqytetit ku policia ka arrestuar mbi 20 të dyshuar, lidhur me vrasjen e pesëfishtë në fshatin Smillkovcë.

Operacioni i policisë erdhi pas deklaratave të ish-ministrit të MPB-së Pavle Trajanov, i cili deklaroi se vrasësit fshihen në shtetet fqinje? “Informatat e mia thonë se së shpejti, në dy tre vende të Ballkanit, do të ketë arrestime të vrasësve”, ka thënë për agjencinë serbe “Vesti Onlajn” ish-ministri i policisë maqedonase Pavle Trajanov. Në opinionin e shqiptareve te maqedionise, Pavle Trajanov njihet si njeri i cili shpeshherë ka theksuar hapur rrezikun shqiptar që i vjen Maqedonisë, raporton Top channel.

Agjensia më e madhe e lajmeve në Amerikë  Associated press, lajmet e të cilëve I marrin mbi 4000 gazeta në SHBA, por edhe në botë në raportin e saj shkruan se ‘në vendin e vogël ballkanik janë arrestuar  20 persona që akuzohen për radikalizëm islamik dhe ngarkohen me veprën penale ‘terrorizëm’, në rastin e vrasjes së pesë peshkatarëve muajin e kaluar. Theks të vecantë i jepet deklaratës së ministres Jankullovska që thotë se pesonat e arrestuar  akuzohen pë terrorizëm dhe janë veteranë nga Afganistani dhe Pakistani.

Policia në Maqedoni  lajmëron se ka arrestuar 20 persona , përfshirë edhe islamistë radikalë të cilët kanë luftuar në Afganistan në anën e talibanëve, raporton Rojters. Rojter raporton se askush nuk ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e pesëfishtë në shtetin që ka 175 ushtarë në Afganistan. Rojters thotë se shteti ka probleme ndëretnike dhe se edhe gjatë vitit 2001 kishte raportuar se kishte likuiduar 7 terroristë muxhadeinë, porse pas pak prokuroria deklaroi se ata ishin vetëm emigrant të vrarë në një plan mire tëpërgatitur nga Policia.

/Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button