VMRO-DPMNE reagon për miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve

“Ligji për dygjuhësi të cilin sot e ka votuar shumica parlamentare është jo-kushtetues”, reagon VMRO-DPMNE-ja opozitare pas miratimit të ligjit për përdorimin e gjuhëve në Kuvendin e Maqedonisë me 69 vota “për”, njofton Portalb.mk.

“me këtë akt, pushteti tregoi se akti më i lartë juridik, Kushtetuta e shtetit për të është fjalë e vdekur në letër. Ky ligj u miratua  me mashtrim, gjegjësisht vendosje të rrejshme të simbolit evropian, me ça u keqpërdorën procedurat për miratimin e ligjeve nga rëndësia për integrim të vendit në BE. Pushteti duhet të mbajë përgjegjësi për këtë manipulim ndaj qytetarëve”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Ata shtojnë se “dygjuhësia nuk do të kontribuojë për avancim real të të drejtave të komunitetit shqiptar në Maqedoni, përkundrazi do t’i thellojë dallim dhe do të shkojë në dëm të homogjenitetit të shoqërisë maqedonase”.

“Ligji do të krijojë paralelizëm në të gjitha institucionet, si në nivel qendror, po asthu edhe në atë lokal. Dy gjuhë – dy arkiva. Kjo do të shkaktojë implikime financiare shtesë për pajisje, punësime të reja dhe hapësira të reja, harxhime të cilat duhet të mbulohen nga paratë e obliguesve tatimor maqedonas. Shtetasit maqedonas me prejardhje etnike shqiptare nuk kanë nevojë për ligje të cilat nuk sjellin benefit real dhe përmirësim të standardit të tyre. Qytetarët kanë nevojë për masa reale dhe projekte të cilat do të jenë në drejtim të përmirësimit të kushteve për jetë”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button