Dikur atraksion, sot strehë për seksin në natyrë

Nëse dikur hotelet “Izgrev” dhe “Skopje” në afërsi të fshatit Kalisht të Strugës, ishin krenaria e turizmit strugan ,sot këto objekte hotelerie janë të braktisur totalisht dhe po degradojnë drejt një shkatërrimi përfundimtar.

Ka disa vite që këto kapacitete hotelerike gjatë ditës kthehen në pre të gjahtarëve të hekurishteve ,ndërsa gjatë natës ambientet përreth tyre shndërrohen në një strehë të sigurt për adhuruesit e seksit në natyrë, të cilët prej vitesh janë mysafirët më të rregullt të hoteleve të braktisur.

Në lidhje me këtë gjendje nga komuna e Strugës, potencojnë se nuk kanë asnjë kompetencë menaxherjale ndaj këtyre pronave të lënë në mëshirën e fatit. Nga aty sqarojnë se hotel “Izgrev” prej disa vitesh ka kaluar si pronë e komunitetit ortodoks, ndërsa hotel ”Skopje” është në proces falimentimi dhe ndodhet në kontest gjyqësor, si pasoj e problemeve pronësore juridike që kanë dal pas falimentimit të ndërmarrjes që zotëronte me herët hotelin.

Në zonën në afërsi të fshatit Kalisht, janë të përqendruar disa hotele të ndërtuara në vitet e bumit turistik në ish Jugosllavi i cili përfshiu edhe këto hapësira. Aktualisht për momentin funksional janë vetëm hotelet ”Biser ”dhe ”Makpetrol”. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button