fbpx

Gjendet i vdekur 26 vjeçari kampion i Norvegjisë në not

Kampioni i notit në Norvegji, Alexander Dale Oen ka vdekur papritur në moshën 26-vjeçare në Shtetet e Bashkuara. 

Ai u gjet i rrëzuar në dush në orët e vona të së hënës, pas stërvitjes në Flegstaf të Arizonës, bëjnë të ditur mediat norvegjeze. Alexander Dale Oen fitoi medaljen e argjendtë në Lojrat Olimpike të vitit 2008 në Pekin dhe konsiderohej si një shpresë e fortë për Lojrat Olimpike Londër 2012.

Në korrik të vitit 2011, ai fitoi medaljen e artë në 100 metra në Final World Championship të Shangait. Vdekja e Oen vije 3 muaj para mbajtjes së Lojërave Olimpike, në të cilat ishte parashikuar si një nga favoritët. /esp.go.com

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close