Ndër “terroristët fetarë” një floktar

Policia sot në aksionin Monstra ku morën pjesë rreth 800 policë mes tjerëve ka arrestuar B.H, 24 vjeçar me profesion floktar, i cili dyqanin e tij e ka përballë xhamisë Jahja Pashë të Shkupit. 

Për Portalb njëri prej familjarëve Hajdari deklaroi se “Policia erdhi në ora 4 të mëngjesit dhe pa na pyetur u fut brenda duke na mbajtur mbyllur të gjithëve deri në ora 7 të mëngjesit. As që e dinin se për çfarë arsye hynën brenda me aq shumë policë” tha një anëtar i familjes Hajdari.

Familjarët e tij janë të tmerruar pasi për djalin e tij nuk dinë kurrfarë informate se ku është dhe me çfarë preteksti është arrestuar, ata thanë se mbi shkakun e arrestimit të birit të tyre kanë marrë vesh nga mediat, kinse është i dyshuar për vrasjen e pesëfishtë në Smillkovcë.

Nga kjo familje bëjnë me dije se Besimi nuk ka pasur asnjëherë kontakt me islamin radikal.
“Është djalë i urtë, shikon punën e vete, shkon në xhami për lutje, normal si të gjithë muslimantë, por kurrë nuk ka pasur as shënjën më të vogël të radikalizmit” tregojnë në lot familja e Besimit.

Njëkohësisht gazeta KOHA shkruan se në këtë aksion janë arrestuar dy të moshuar nga 60 vjeç.

/ Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button